Prishtina

Friday, 7 June 2013

Old Old Old

Në një dokument të lëshuar nga Prishtina në vitin 1325, ju kërkohet targa e Shën Mitrit dubrovnikasve. Për Prishtinës ka shkruar edhe  perandori bizantin Johan Kontaguzeni në vitin 1342, i cili një atë kohë ka dhënë disa të dhëna të rëndësishme për lokalitetin. Sipas shkrimeve të Johan Kontakuzenit thuhet se në Prishtinë ka pasur pallat me oda të mëdha, për tubime shtetërore, për procese gjyqësore, për solemnitete dhe gostitje. Prishtina e kishte edhe kalanë, të cilën e kishte rrënuar Sulltan Mutati I gjatë rrethimit të qytetit në vitin 1389. Këtë e pohon edhe Evlija Çelebiu në vitin 1662 kur shkruan se kalanë e Prishtinës të ndërtuar nga mbreti Millutin e rrënoi Sulltan Murati I pas hyrjes në Prishtinë. Sipas burimeve serbe pallatin e ka ndërtuar mbreti Millutini në mes të sahat kullës së sotme dhe xhamisë së çarshisë.
Një qytetar gjatë bartjes së dheut pas hapjes së një themeli afër entit të statistikës dhe xhamisë së gurit (çarshisë), nga ky vend kishte bartur edhe disa gurë të mermertë. Gurët kanë plastikë gurore dhe të rrethuara me kanelyra dhe sipas ekspertëve janë të punuar në periudhën antike. Se a janë bartur nga Ulpiana apo ndonjë lokalitet tjetër mundë të vërtetohet vetëm pas vëzhgimit të gërmimeve për ndërtime në atë hapësirë. Bazuar nga të dhënat e cekura më lartë për vendin e ekzistimit  të kalasë ndërmjet sahat kullës dhe xhamisë së çarshisë, mundë të pohojmë se këto të dhëna janë të vonshme pas ndërtimit të xhamisë dhe sahat kullës. Këtu kur bëhet fjalë për xhaminë e çarshisë duhet pasur parasysh xhamin e Llukaqit që ishte e ndërtuar te teatri, afër çarshisë së mbuluar të Prishtinës.
Sido që të jetë për vendin ku thuhet se ka ekzistuar kalaja e qytetit dëshmojnë edhe këta gurë të zbuluar që lënë të kuptohet se Prishtina e kishte kalanë e saj që nga periudha romake apo bizantine e hershme. Kjo mbetet të vërtetohet vetëm pas gërmimeve arkeologjike në këtë lokalitet. Po ashtu gjatë bartjes së dheut nga ndërtimet në Prishtinë gjatë vitit 1997, është gjetur një bazament shtylle në të cilin janë të skalitura pranë njëri tjetrit simboli i kultit të diellit dhe kryqi. Vërehet se ky guri i punuar me llaç gëlqeror dhe i përzier edhe me qeramikë të bluar është ka edhe shenja të djegies çka lenë të kuptohet se kemi të bëjmë me një shtyllë të ndonjë objekti të kultit që përveç kryqit ka edhe simbole astrale të periudhës së paganizmit e i cili edhe është djegur. Vend gjetja e këtij guri nuk dihet por është gjetur i hedhur në greminën e hapur nga fabrika e tjegullave në Prishtinë. Gjetje e këtij guri është edhe një dëshmi tjetër për të besuar se Prishtina ishte vendbanim para mesjetar.
Gurë të mermerit të gjetura në Prishtinë në vitin 1996 nga Qazim Namani, gurët kanë dalë gjatë gërmimit të një themeli afër Entit të Statistikës dhe xhamisë së Çarshisë Prishtina gjatë mesjetës u bë seli e rëndësishme. Para betejës së Kosovës Prishtina ishte bërë kryeqytet i provincës dhe si i tillë mbeti edhe shumë kohë pas kësaj beteje. Përveç ndërtimeve në Prishtinë në afërsi  ndërtohet mbi themele të një kishe  më të hershme, manastiri i Graçanicës, si monument i kulturës me rëndësi të veçantë. Shihet se Prishtina me rrethinë në atë kohë kishte shumë monumente, dhe prania e këtyre monumenteve të kulturës siç është manastiri i Graçanicës,  për nga vlerat artistike hynë në krijimtarinë më të përsosur të Evropës dhe Botës.

No comments:

Post a Comment